Protesta/ I vihet dryni derës te Bujqësori, policia ndalon studentin: Je për ndjekje penale (VIDEO)

Jan 8, 2019 | 9:04
SHPËRNDAJE

Duke sfiduar temperaturat e ulëta dhe thirrjet e pedagogëve për t’u kthyer në auditorë, studentët edhe sot rikthehen ne proteste masive për arsim më të mirë e më të lirë.

dera

Ashtu si edhe nje dite me pare, edhe mengjesi i sotem i ka gjetur disa nga dyert e fakulteteve me zinxhire dhe dryn.

Keshtu ka ndodhur edhe tek Bujqesori ne Tirane. Por, ne momentin qe sdtudentet i kishin vene drynin deres dhe disa te tjere prisnin jashte, ka behur policia, e cila eshte perfshire ne debat me studentet qe kishin mbyllur deren.

“Si e ke emrin, karte identiteti a ke? Do te raportoj dhe do shoqerohesh, ti ke te drejte te protestosh sa te duash e ku te duash, por jo te vesh kycin deres, eshte e kundraligjshme”- degjohet te thote polici, nderkohe qe disa u pergjigjen “Jemi shume, nuk e ka bere vetem nje, e kemi bere te gjithe”.

Nderkohe qe nje nga studentet i kerkon bazen ligjore per shoqerimin. “Ti do me shoqerosh, me thuaj mbi cfare baze ligjore, ku thuhet qe kjo eshte e kundraligjshme, veprimi eshte simbolik”- thote studenti.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura