Pas kinemasë, banorët e Laprakës së shpejti edhe me Bibliotekë të rikonstruktuar

Aug 27, 2019 | 10:59
SHPËRNDAJE

Pas kinemasë, banorët e Njësisë numër 11 në kryeqytet do të kenë gati edhe godinën e Bibliotekës. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për rikonstruksionin e Bibliotekës së Laprakës, e cila sipas kryebashkiakut Erion Veliaj do të shërbejë jo vetëm si një ambient dinjitoz për lexuesit, por dhe si qendër komunitare për zonën.

1

“Ka nisur rikonstruksioni i Bibliotekës së Laprakës! Pas kinemasë, tashmë banorët e Njësisë nr. 11, sidomos dashamirësit e librit, së shpejti do të kenë një ambient dinjitoz për të lexuar, që do të shërbejë edhe si qendër komunitare”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

2

Falë aktiviteteve të panumërta dedikuar librit dhe rritjes së numrit të anëtarëve në këtë bibliotikë, Bashkia e Tiranës ka menduar ta kthejë bibliotekën në një atraksion për mbarë komunitetin si një nga bibliotekat e lagjeve më të bukura në kryeqytet.

4 3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura