Paralajmërimi i ministrit të Brendshëm në Kosovë, Sveçla: Radojiçiç mund të marrë urdhër në çdo moment nga Vuçiç për të sulmuar territorin tonë

Mar 29, 2024 | 22:53
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka lëshuar kritika ndaj aleatëve perëndimorë, duke thwnw se hezitimi i tyre ndaj Serbisë në disa raste agresioni në veri të Kosovës, i dha siguri Beogradit për të realizuar sulmin në Banjskë.

svecla

Serbia është mësuar që të luajë rolin e viktimës qoftë dhe në rastin e Banjskës. Për mua si dikush që është rrit në Kosovë, por dhe që kam qenë në realitetin politik të saj, sjellja e Serbisë nuk është e befasishme. Befasuese është sjellja e qarqeve të ndryshme në Bashkimin Evropian. Sot dëgjova një deklaratë të zv/kryetares së PE e cila shprehte kundërshtinë e saj ndaj qasjes së pabalancuar, të padrejtë të BE, ku struktura ekstremiste të Serbisë sulmuan KFOR. Dhe në vend që Serbia të dënohej, iu vunë sanksione Kosovës. Dhe prandaj ndodhi dhe sulmi i Banjskës, pasi u toleruan disa ngjarje të mëparshme si rrëmbimi i policëve të Kosovës apo sulmet ndaj KFOR në veri. Ishte një sulm serioz 3 pjesëtarë të KFOR humbën gjymtyrët, dihet kush e dhanë urdhrin”, tha Sveçla për A2 CNN.

Sveçla shtoi se Milan Radoiçiç është në krye të trajnimit të grupeve terroriste dhe mund të ndërmarrë ndonjë tjetër sulm nëse merr urdhër.

“Dihet kush e bëri sulmin, dihet se kush e ka dhënë urdhrin. Edhe për Banjskë tashmë dihet dhe janë të gjitha informatat që ne i kemi ndarë me partnerët tanë. Ka hezitim nga BE-ja që të vënë para përgjegjësisë shtetin e Serbisë. Nuk duhet të biem në kurthin e dënimit vetëm të Radoiçiçit, për shkak se ai nuk është individ, ai ka qenë nënkryetar i një subjekti politik drejtpërdrejtë i lidhur me Serbinë. Në fakt ka qenë lideri. Pastaj ai është armatosur. Është trajnuar brenda kazermave të ushtrisë së Serbisë, është financuar nga shteti iu Serbisë, ka marrë mbështetje logjistike, profesionale por edhe urdhrat drejtpërdrejtë nga Vuçiçi. Kështu që nuk mund të ndërpritet përgjegjësia për Banjskën tek Milan Radojçiç, i cili është duke u mbrojtur në Serbi, është i lirë dhe është udhëheqësi i trajnimit të këtyre grupeve për të cilat folëm ne, në fillim dhe në çdo moment mund të marrë një urdhër tjetër nga Vuçiç për t’u aktivizuar, pra për ta sulmuar territorin e Kosovës”, tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura