Padia nga familjarët e viktimave të ’21 Janarit’, Strasburgu pushon çështjen

Apr 20, 2017 | 20:02
SHPËRNDAJE

Gjykata e Strasburgut ka mbyllur padinë për Ana Veizin dhe familjen e saj, meqënëse u dëmshpërblyen nga Qeveria shqiptare.

Pushimi i çështjes vjen pasi familjarët e viktimave te 21 Janarit, pranuan kushtet e dëmshpërblimit të propozuara nga qeveria shqiptare.

951e3e75-964c-4e9c-93e2-7112d4c33827---0

Në vendimin përfundimtar, Gjykata e Strasburgut, e konsideron çështjen si një marrëveshje mirëkuptimin mes palëve.
“Gjykata vlerëson se duke parë dakordësinë e paditësve me deklaratën e bërë nga qeveria, çështja duhet konsideruar si një marrëveshje me mirëkuptim mes palëve”, thekson vendimi përfundimtar i Strasburgut.

Në dhjetor të vitit 2016, Qeveria Shqiptare i dërgoi një letër Gjykatës së Strasburgut, ku i bënte me dije se ishte e gatshme të rihapte çështjen e 21 janarit, si dhe të negocionte me familjarët e viktimave masën përkatëse të dëmshpërblimit.

Qeveria propozoi një dëmshpërblim prej 93,600 eurosh për familjarët e Ziver Veizit: përkatësisht, 39 mijë për bashkëshorten, 39 mijë për të birin, dhe 15,600 euro për të vëllain e viktimës Çaush Veizi.

Për Zabit Dedën, vëllain e Hekuran Dedës një prej viktimave të 21 janarit qeveria ka propozuar një dëmshpërblim prej 15,600 eurosh. Në total, katër të afërmit janë dëmshpërblyer me 109 mijë euro, shifër edhe e pranuar prej tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura