Një adoleshent i plagosur me thikë mbnërrin në spital, policia jep detajet: Dyshohet se…

Oct 29, 2020 | 17:06
SHPËRNDAJE

15-vjeçari me iniciale K. T., ka mbërritur në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se ishte plagosur me thikë.

policia-sarande

Policia sqaron se autori i ngjarjes dyshohet të jetë një bashkëmoshatar i tij, shtetasi E. Ç., 15 vjeç.

Si rezultat i hetimeve policia ka mundur të sekuestrojë thikën me të cilën dyshohet se është plagosur i riu, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në Komisariat.

Njoftimi i plotë:

Më datë 29.10.2020, rreth orës 15:00, në urgjencën e spitalit të Sarandës, është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi K. T., 15 vjeç, banues në Sarandë, i cili dyshohet se është goditur për motive të dobëta, me mjet prerës(thikë) nga një bashkëmoshatar i tij. Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Sarandë, autorin e ngjarjes, shtetasin E. Ç., 15 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe mjetin prerës (thikë).

Shtetasi K. T. aktualisht ndodhet në spitalin rajonal Sarandë, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura