Nis zgjerimi i trotuarëve te Shallvaret, Veliaj: Zgjerim aty ku ka mbi 4 korsi makinash

Jan 6, 2019 | 13:21
SHPËRNDAJE

Zaptimi i hapësirave publike dhe i trotuarëve pas viteve ’90 ka qenë një nga shqetësimet e qytetarëve të Tiranës. Por Bashkia ka nisur punën për rehabilitimin dhe zgjerimin e tyre duke në të mirë të komunitetit.

Sikurse shihni edhe nga këto foto, po punohet për zgjerimin e trotuarëve në rrugën pranë Pallatit të Shallvareve përballë Tajvanit duke lehtësuar kështu lëvizjen e qytetarëve dhe të karrocave për nënat me fëmijë. “Si ju, e di shumë mirë ç’kanë pësuar trotuarët në Tiranë – ngushtuar nga shtesa e sajesa që tani janë hipotekuar e nuk zhbëhen më!

Ndaj kemi nisur zgjerimin e trotuareve aty ku ka mbi 4 korsi makinash! Trotuari te Shallvaret jo më monopat rrëzë pemëve, por 4x më i madh”, shkruan Veliaj në twitter.

Zgjerimi i trotuareve po realizohet edhe në rrugë të tjera të kryeqytetit duke u përmbushur kështu dhe premtimi i Kryetarit të Bashkisë Tiranë, për rrugë dhe trotuare në dobi të qytetarëve.70e84cd3-071c-4875-a691-fb1e9b5d2783 ecadc700-b54a-4208-806c-59d6cf558c03 fefa24e9-2424-4623-a3d7-0cef590fae0d 4271c013-0d2a-4ba4-838f-af7d0d6cae1d

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura