Ndryshime në procedurat e patentës, DPSHTRR: Nëse ke ngelur në teori ose praktikë…

Jan 5, 2019 | 20:17
SHPËRNDAJE

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor bën me dije se janë bërë disa ndryshime në procesin e marrjes së patentës, me qëllim lehtësimin e procedurave.

DPSHTRR njofton se nuk do ka më riaplikim për test teorie nëse e ke marrë atë, por ke ngelur në praktikë dhe anasjelltas.

“Jo përsëri pagesa, tarifa e shpenzim kohe nga e para. Do ritestohesh vetëm për testin ku nuk je kalues! Gjithashtu i tërë procesi i radhës së testimeve do informatizohet”, thuhet në një njoftim të faqen në Facebook të DPSHTRR.

Xhamat e zinj

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka njoftuar gjithashtu se më 7 Janar do ndalohet çdo shërbim i automjeteve që kanë errësuar xhamin e përparmë dhe xhamat e parë anësorë.

“Pa dallim: Shefa, VIP-a, të Fortë! Në bashkëpunim me Task Forcën e Transportit Rrugor dhe Policinë Rrugore po skedojmë dhe do penalizohen edhe ’stallarët’ dhe serviset”, thuhet në një reagimin në rrjetet sociale të DPSHTRR.

PANORAMA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura