Mijëra në shesh hapin festën me Lefteris Pantazis, turistë edhe nga Luksemburgu për të shijuar “Birra Korça”

Aug 19, 2021 | 8:14
SHPËRNDAJE

DHORJELA ÇULE/ “Birra Korça” dhe festa sjellin një verë të paharrueshme. Nata e parë e Festës së Birrës në Korçë krijoi një atmosferë që nuk ndihej prej 2 vitesh.

hysenbelliu-birra korca-festa

Pas pandemisë dhe mungesës së kësaj feste vitin e kaluar, rikthimi ka qenë më i shkëlqyer, me birrat lumë, koncertin fantastik, pjesëmarrjen masive, organizimin, hapësirën e re ku do të zhvillohen netët e saj dhe gjithçka tjetër që e bën atë festën më të bukur e më të preferuar në Shqipëri. E stacionuar te terminali i autobusëve, me një dekor të veçantë dhe e organizuar më  bukur, festa dhe dy birrat lider në treg “Birra Korça” dhe  “Birra Tirana”, dominuan mbrëmjen ndërsa në fytyrën e çdokujt që zgjodhi të ishte pjesë e saj dallohej gëzim.

“Pazari i Vjetër” gjithashtu, i cili prej disa vitesh është kthyer në polin e dytë të kësaj feste, ishte plot e përplot. Muzika dhe birra i shkonin përshtat atij që është një prej  destinacioneve më të dashura në Korçë për korçarët e turistët. Festa e madhe u hap dje  me këngëtarin e njohur Lefteris Pantazis, ndërsa sot në skenë dalin “3 muskëtierët”. “Birra Korça”, e cila prej  zanafillës së kësaj feste qëndron lider në përzgjedhjen e  pjesëmarrësve, edhe këtë herë ishte ajo që shoqëronte çdo tryezë e çdo emocion të  atyre që pas dy vitesh u rikthyen në festë.

Pa diskutim edhe “Birra Tirana”, stendat e së cilës ishin të mbushura plot me njerëz që qëndronin në radhë për të marrë në duar gotat e për të bërë gëzuar. 12 stenda nga secila prej dy birrave që kanë arritur të jenë  në krye të tregut vendas, por edhe jashtë tij, plotësonin  çdo kërkesë të konsumatorëve që u drejtoheshin atyre pareshtur, e që po shijonin çdo element festiv. E konsideruar prej vitesh nga organizatorët si festa verore më e madhe në Shqipëri, çka është dëshmuar me rritjen e saj vit pas viti, këtë herë këta të fundit prej ditësh lajmëruan se Festa e Birrës në Korçë do të sillte 5 net të paharrueshme, 10 koncerte me emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare në të dyja skenat e saj, birrat më të mira  të tregut, ushqimin tradicional, dekorin dhe muzikën e  shkëlqyer.

Ajo që mbetej ishte vetëm që secili të shijonte gjithçka ofrohej. Që në natën e parë në skenën e madhe u ngjitën emra fantastikë të  muzikës e po ashtu edhe në skenën e “Pazarit të Vjetër”. Këngëtarët sollën këngët më të mira, hite, ritëm që vetëm te kjo festë mund ta  gjesh, ndërsa nën atmosferën e krijuar prej tyre litrat e  birrës së konsumuar ishte e pamundur të llogariteshin. Ndjesinë e vapës nuk mund t’ua hiqte asgjë tjetër përveç “Birrës Korça”, birrës që mban emrin e këtij qyteti e që me cilësinë e saj është bërë e pandashme për këdo që e ka  provuar. Pas saj, edhe “Bir- ra Tirana” që në pak kohë  arriti të kthehet në një prej birrave më cilësore, ndaj të gjithë e kishin të lehtë të  zgjidhnin cilësinë dhe të pinin të shkujdesur birrat që  falë komponentëve të tyre janë më të mirat.

Balla flet nga festa dhe vlerëson “Birra Korça”: Me traditë 100-vjeçare

Presidenti i “HB Group” dhe “Birrës Korça”, Irfan Hysenbelliu, ishte i pranishëm në  Festën e Birrës në Korçë. Hysenbelliu u shpreh se shqiptarët dhe qytetarët korçarë tashmë kanë  fituar traditën. Ai tha se kjo tashmë është “Festa e Birrave”, pasi në të nuk merr pjesë vetëm  “Birra Korça”, por edhe birra të tjera. Tradita e Festës së Birrës në Korçë, u shpreh Hysenbelliu do të vazhdojë, pasi nuk e lënë qytetarët që të ndërpritet. Teksa foli për një vit të vështirë, për shkak të pandemisë, Hysenbelliu tha se jeta  është e tillë dhe që duhet të përballohet. “Shqiptarët dhe qytetaret korçarë kanë fituar traditën.

Kjo është kthyer në traditë dhe sa vjen  dhe rritet. Çdo vit rritet me 30%. Njëkohësisht, qyteti i Korçës fiton turizmin. Shumë qytetarë korçarë kanë hapur dyert e shtëpive. Kjo është kthyer një festë e traditës, ku nuk merr pjesë  vetëm ‘Birra Korça’, por marrin pjesë edhe bir- ra të tjera. Kjo është festa e birrave. Kjo traditë  do të vazhdojë çdo vit. Edhe nëse duam ne nuk  e ndalojmë dot, sepse nuk na lënë qytetarët. Viti  që kaluam ishte i vështirë, ishte një vit që shqiptarët dhe gjithë bota e vuajtën, por ja që jeta është e tillë që duhet ta përballojmë dhe jeta vazhdon duke qenë njerëzit të gëzuar”, u shpreh Presidenti i “HB Group” dhe “Birrës Korça”.

Ai sqaroi edhe praninë me sekretarin e PS-së, Taulant Balla: “Dua të them që natën e parë erdhëm  së bashku me mikun tim Taulant Balla. Ne kemi një lidhje familjare dhe e vlerësoj që mori pjesë në këtë festë”. Ndërsa vetë Balla u shpreh se kjo festë duhet të kthehet në traditë edhe në qytetet e  tjera. “Unë dua t’i bëj një gëzuar të gjithë shqiptarëve me ‘Birra Korça’. Kjo është hera e parë,  por tani po e kuptoj çfarë kam humbur. Duhet të merret shembull nga organizimi këtu. Të bëjmë një festë të ngjashme edhe në Elbasan. Kemi një birrë që ka një traditë 100-vjeçare dhe plotëson të gjitha standardet. Organizmi është perfekt. ‘Birra Korça’ po kërkohet nga shumë vende, po hyn edhe në tregje të tjera”, u shpreh Balla.

KRYEBASHKIAKU, SOTIRAQ FILO: IMPAKT NË EKONOMI, DO TË JENË 5 NET FESTIVE

I pranishëm në Festën e Birrës në Korçë ishte mbrëmë edhe kryetari i Bashkisë, Sotiraq Filo, i cili tha se “Birra Korça” është kryefjala e këtyre ditëve. Sipas tij, në të pesta netët e kësaj feste do të ketë muzikë dhe argëtim. Siç u shpreh Filo, një kombinim mes shijeve të birrave dhe argëtimit. Përveç atmosferës festive, prania e shumtë e qytetarëve sjell edhe një impakt të madh në ekonominë lokale, sipas tij.

“Sot është dita e parë e edicionit të 15-të të Festës së Birrës. Kjo festë grumbullon me mijëra njerëz. Jam i kënaqur që pas një viti ndërprerjeje, ne po e rikthejmë këtë festë në Korçë. Krijon një atmosferë, ka gjallëri dhe ka impakt në ekonominë lokale. Të gjitha lokalet, bujtinat dhe restorantet janë plot. Është mundësi e mirë për t’u mbledhur dhe për të konsumuar atë që është kryefjala, ‘Birra Korça’. Unë e preferoj ‘Birrën Korça’, birrë me një histori 90-vjeçare. Është produkt i mirë dhe shumë cilësor. Festa është një mundësi e mirë dhe është një kombinim i shijeve dhe i argëtimit. Kemi një koncert të pasur në të pesta netët. Janë grupet dhe bandat më të mira të Shqipërisë. Për të kulmuar në natën ë fundit, ku i pranishëm është këngëtari Goran Bregoviç. Festa e Birrës në Korçë është festa më e madhe verore në Shqipëri. Është një festë që ka ardhur në rritje nga viti në vit”, tha Filo.

lefteris pantazisfesta e birres korca (1)

festa e birres korca (6)

festa e birres korca (5)

festa e birres korca (4)

festa e birres korca (2)

festa e birres korca (3)

182b87ce-ea16-4a7f-ba22-09b9bceb5124

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura