Kryesia, Berisha: Hapet gara për lidershipin e ri, një anëtar një votë. Jetik një fillim i ri, i fuqishëm

Jun 28, 2013 | 14:17
SHPËRNDAJE

TIRANE-  Zgjedhje e lidershipit te ri, nje anetar nje vote. Kete ka propozuar Sali Berisha, kryetari i dorehequr i PD-se, ne fjalen e mbajtur ne mbledhjen e Kryesise se PD-se.

Ai ka ftuar cilindo te jete pjese e gares e te pranoje garen.  Afati i atyre qe kane ambicjen pozitive per garen, e pas nje jave, te premten tjeter, ata te fillojne strukturat gati, per te shpalosur programin.

Sali Berisha, ne nisje te mbledhjes ka deklaruar se “Kryesia mblidhet me qëllimin që të hapet sot e në vazhdim gara për zgjedhjen e lidershipit të ri të PD”.

“PD ka pësuar një humbje të qartë dhe ajo ka jetike një fillim të ri të fuqishëm. Është në detyrën tonë , në detyrimin tonë madhor t’i japim mbështetjen totale për fillimin e ri më të fuqishëm që ka pasur ndonjëherë. Këtë nuk e kam në rrafshin propagandistik, por në bindjen time më të thellë. Së pari PD, ka  humbur bejten por ka me vete mijëra, forcat më të kualifikuarat e vendit që janë kontribut, pjesë qenësore e arritjeve tona këto 8 vite”- tha Berisha.

Sipas tij, PD duhet te rimarre forcen e saj, duke pranuar se ndonese nuk ka numrat ka ekspertet me te mire.

“Nje fillim i ri do ishte i pamundur pa nje lidership te ri, ndaj dhe ne kemi detyren kryesore, imediate te hapim proceduren e zgjedhjes se lidershipit te ai. Ky ka fatin qe te mos kete historine ne shpine, por trashegiminie e mire te PD-se, vizionin, projektin e saj, ne kete kontekst per keto shkaqe komplekse ai nuk mund te zgjidhet nga Kuvendi i partise, ai duhet te zgjidhet nga nje anetar, nje vote dhe ketu eshte apeli im per anetaresine, ta konsiderojne procesin jetik per fillimin e ri te suksesshem te PD”- tha Berisha. 

Sipas tij, nuk ka kerkese me miqesore ndaj anetareve, qe secili prej tyre te kontribuoje me vote ne nje proces qe do te hedhe themelet e fillimit te suksesshem.

“Ne kemi qene parti e fillimeve te reja, edhe kryetari qe mbeti me kete koncept veproi. Anetaret te vendosin secili nje tulle me vote ne nje proces qe do e bejne kete nje force fitimtare. Lidershipi i ri do te beje te gjitha analizat e kesaj humbjeje, e cila eshte serioze, shumeplaneshe, nuk do te kaloje pa nje analize te plote. Une nuk jam kurre per gjah ne parti, nuk jemi parti e filozofise se gjahut. Ne rrafshin njerezor ai qe humbet ka bere gjithcka per te fituar, humbi, nuk eshte mire, po ne nuk bejme gjah kurre. Ne si popull duam koka turku, por ne nuk jemi ne kete filozofi, kjo eshte trashegimi staliniste, ne bejme analizat, kryesia mund te jepte doreheqjen, nuk ua keshilloj’- tha Berisha.

Kryeministri ne largim, Sali Berisha, i cili, duke pranuar si te veten pergjegjesine per humbjen ne zgjedhje, u dorehoq nga gjithe funksionet ne PD, duke theksuar se do te jete ne timon e sa deri ne zgjedhjen e lidershipit te ri.

“Në përputhje me statutin e Partisë Demokratike do të qëndroj në timonin e saj për të organizuar zgjedhjen nga anëtarësia e PD-së të lidershipit të ri, të cilin do ta mbështesim të gjithë së bashku dhe të ecim nën udhëheqjen e tij, drejt fitores së betejës më të afërt që na pret”, tha Berisha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura