Mbi 30 të vrarë nga sulmet izraelite në Siri, mes tyre edhe anëtarë të grupit Hezbollah

Mar 29, 2024 | 9:32
SHPËRNDAJE

Të paktën 38 persona, përfshirë ushtarë dhe civilë, janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në provincën veriore të Sirisë, Aleppo, sipas agjencive të lajmeve dhe monitoruesve të luftës.

sulm

Vdekjet përfshijnë pesë anëtarë të grupit të armatosur libanez Hezbollah, kanë thënë për Reuters burimet e sigurisë.

Sulmet kanë ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të së premtes, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Sirisë.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Britani, nëpërmjet një postimi në platformën X, ka thënë se sulmet izraelite goditën një depo armësh pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Aleppos, duke rezultuar në një seri shpërthimesh të mëdha.

Siç raportohet, depot e armëve të Hezbollahut ndodheshin në këtë zonë, ndërsa të vrarë mbetën 36 ushtarë sirianë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura