“Mbi 2000 dollarë në ditë”/ Ushtarakët e kompanive private punësohen për të evakuuar qytetarët nga Ukraina

Mar 9, 2022 | 13:34
SHPËRNDAJE

Ish-ushtarakë, punonjës të kompanive private të sigurimit apo dhe oficerë të tjerë kanë shprehur gatishmërinë e tyre për t’iu bashkuar luftës në Ukrainë për të evakuuar qytetarët.

ushtriaukrainerusi

Një faqen punësimi në internet, u ofron këtyre ushtarakëve para që të shkojnë dhe të evakuojnë qytetarët ukrainas. Sipas BBC, pagat shhkojnë deri në 2000 dollarë në ditë plus bonuse për çdo familje të evakuuar.

Ngjan me një skenar filmi aksion, por faqja e internetit Silent Professionals po e bën realitet për të gjithë ata që punojnë në fushën e sigurisë, ushtrisë apo kompanive të sigurmit fizik.

Mes një lufte të rëndë në Ukrainë, kontraktorët privatë amerikanë dhe evropianë thonë se po shikojnë gjithnjë e më shumë mundësitë, duke filluar nga misionet e evakuimit deri te ndihma me logjistikën.

ushtriaprivate

Ka “një furi kërkesash në treg” për kontraktorët privatë në Ukrainë sot, tha Robert Young Pelton, një autor kanadez amerikan dhe ekspert për kompanitë private ushtarake (PMC).

Platforma e rekrutimit nuk do të thoshte se për kë po reklamohej, por sipas Z. Pelton, kontraktorët po punësohen për shifra marramendëse që variojnë nga 30,000 deri në 6 milion dollarë për të ndihmuar në largimin e njerëzve nga Ukraina. Shifra e nivelit më të lartë është për grupe evakuimin e familjeve që duan që duan të largohen me pasuritë e tyre.

okushtria

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura