“Mbi 2 mln refugjatë të larguar nga Ukraina”/ OKB: Tani është koha për të ofruar ndihmë në kufij

Mar 9, 2022 | 11:16
SHPËRNDAJE

Sipas Kombeve të Bashkuara, më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina prej nisjes së sulmit rus më 24 shkurt.

okb

Agjencia e OKB-së për Refugjatë, ka thënë se tani fokusi duhet të jetë në ofrimin e ndihmës për refugjatët në kufi, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Duke folur në një konferencë për media në Stokholm, Komisionari i Lartë i kësaj Agjencie, Filippo Grandi, ka thënë se “tani është koha që ketë përpjekje për ndihmë në kufi” sesa që vetëm të ketë diskutime sesi refugjatët të ndahen mes shteteve.

Ai ka theksuar se Moldavia, e cila nuk është anëtare e Bashkimit Evropian, por ndan kufi me Ukrainën, është veçanërisht e cenueshme për shkak të fluksit të refugjatëve.

Të shtunën, Ministria e Jashtme moldave ka thënë se shteti është afër “pikës së thyerjes”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura