“Lekët duhet të shkojnë për shqiptarët”- Basha akuzon Ramën: Ka çuar në kolaps shëndetësinë. Ja propozimet e PD- VIDEO

Oct 20, 2020 | 13:10
SHPËRNDAJE

ligji antimafia bashaKryetari i opozitës, Lulzim Basha ka akuzuar kreun e qeverisë, Edi Rama se ka çuar në kolaps sistemin e shëndetësisë dhe ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Basha ka propozuar që për të kapërcyer situatën e COVID-19, duhet të shtohet numri i testimeve, ndërkohë që qeveria duhet të rimburosjë mjekimin ambulator kundër koronavirusit.

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.”, thekson Basha.

LEXO EDHE  “Spitalet janë plot, njerëzit po lihen rrugëve”/ Rama i përgjigjet Bashës: Si Coli me Lolin, Zoti e desh Shqipërinë që nuk erdhi Covid-i kur këta kishin…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura