Aksident në Fier, 35-vjeçari përplas me makinë këmbësorin. I lënduari përfundon në spital në gjendje kritike

Apr 26, 2024 | 17:36
SHPËRNDAJE

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 16:40, në Fier, ku një 35-vjeçar ka përplasur me makinë një të moshuar.

ambulancaa

Mësohet se 35-vjeçari me iniciale K. C., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin  me iniciale D. T., 71 vjeç.

Sipas policisë, 71-vjeçari ndodhet në spital në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 16:40, në rrugën “Jani Bakalli”, Fier, shtetasi K. C., 35 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësorin, shtetasin D. T., 71 vjeç.

Shtetasi D. T., ndodhet në spital, në sallë të operacionit, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura