“Kina po ndihmon Rusinë në luftën ndaj Ukrainës!”- Blinken paralajmëron Pekinin: SHBA do të veprojë nëse nuk ndaloni furnizimin me municione

Apr 26, 2024 | 17:27
SHPËRNDAJE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar Kinën se Uashingtonin do të veprojë nëse ajo nuk ndalon furnizimin e Rusisë me municione në sulmin e saj ndaj Ukrainës.

blinken shba kina lufta

Duke folur për BBC në Pekin, kryediplomati amerikan tha se ai ua kishte bërë të qartë homologëve të tij se ata po ndihmonin në nxitjen e kërcënimit më të madh për sigurinë evropiane që nga Lufta e Ftohtë.

Ai nuk tha se çfarë masash ishin të gatshme të ndërmarrin SHBA, por u shpreh se ndër të tjera ishte bërë përparim në disa fusha.

Vizita, e dyta në 10 muaj e bërë nga Blinken, është pjesë e një rritjeje të konsiderueshme të dialogut dhe diplomacisë midis këtyre fuqive rivale, pasi po përpiqen të vendosin marrëdhëniet në një nivel të barabartë pas një periudhe tensioni të jashtëzakonshëm vitin e kaluar.

Marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë tensionuar nga pretendimet e Kinës mbi Tajvanin dhe Detin e Kinës Jugore dhe ndalimet e eksporteve të SHBA-së për teknologjinë e përparuar. Marrëdhëniet u tensionuan më tej nga një përplasje për një tullumbace spiune shkurtin e kaluar.

Blinken tha për BBC se një nga rrugët kryesore për marrëdhënie më të mira midis Kinës, SHBA-së dhe Evropës do të ishte që disa nga ndërmarrjet e tij të ndalonin ofrimin e komponentëve kritikë për të ndihmuar Rusinë me municione”.

“Po e ndihmon Rusinë të përjetësojë agresionin e saj kundër Ukrainës, por po krijon gjithashtu një kërcënim në rritje për Evropën për shkak të agresionit të Rusisë,” shpjegoi ai, duke shtuar se Kina po ndihmon për të nxitur kërcënimin më të madh ndaj pasigurisë së Evropës, që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

“Ne kemi ndërmarrë veprime tashmë kundër subjekteve kineze që janë të angazhuara në këtë fushë,” tha ai, “dhe ajo që unë e bëj të qartë sot është se nëse Kina nuk do të veprojë, ne do të veprojmë.”

Në intervistën e tij me BBC, Blinken tha se mbetet e rëndësishme të shihet nëse të dy vendet mund të ndërtojnë bashkëpunim më të madh në fushat me interes të përbashkët, duke përfshirë inteligjencën artificiale dhe komunikimet ushtarake.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura