Protestuesit përplasen me policinë, tentojnë të heqin gardhin metalik para bashkisë së Tiranës

May 7, 2024 | 12:38
SHPËRNDAJE

Protestuesit para bashkisë së Tiranës janë përplasur me policinë, pasi kanë tentuar që të heqin gardhin metalik të vendosur para bashkisë.

protesta para bashkise oK

Anëtarët e këshillit bashkiak të opozitës kanë kërkuar që të futen brenda ambienteve të bashkisë, por nuk janë lejuar nga forcat e policisë të cilët kanë rrethuar godinën.

Po ashtu në shenjë revolte protestuesit kanë hedhur  molotiv, ndërsa një efektiv i policisë ka humbur ndjenjat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura