“Spitalet janë plot, njerëzit po lihen rrugëve”/ Rama i përgjigjet Bashës: Si Coli me Lolin, Zoti e desh Shqipërinë që nuk erdhi Covid-i kur këta kishin…

Oct 20, 2020 | 11:43
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur liderit të opozitës Lulzim Basha i cili ka akuzuar qeverinë për keqmenaxhim të pandemisë, teksa për spitalet kryedemokrati ka deklaruar se janë plot me kapacitete të ezauruara.

Rama tha se 1/4 e dy spitaleve Covid sot janë bosh, por duhet ndalur ritmi i lartë i infektimeve të reja që situata të mos përkeqësohet brenda pak javësh.

Rama: Del ky tjetri, se si Coli me Lolin, “kapacitetet janë ezauruar, spitalet janë mbushur, njerëzit po lihen rrugëve”, Ca janë këto? Ca janë këto? Këto janë skandale morale të pagëlltitshme se sot ne jemi absolutisht të përgatitur për më të keqen por duam që ta mbajmë larg.

Sot ne s’kemi problem kapacitetesh se në dy spitalet Covid kemi 1/4 bosh por ritmi i nrumrit të të infektuarve tregon që mund të mbushen në një kohë të shkurtër.

Ky është çelësi e s’duam të na i marrë celësin armiku i padukshëm.

Janë dy spitale të tjera gati për tu hapur nëse do jetë nevoja, por edhe nëse ato dy të tjerat do mbushen, uroj jo, ka të tjera në radhë që janë gati. Një sistem i tërë është gati,
por kjo s’do të thotë që ne mund të luajmë.

E flasin këta që Zoti e desh Shqipërinë që nuk erdhi Covid kur i kishin këta në dorë gjërat se atëherë do ishte ca do ishte, atëherë do shikonim ca do shikonim, atëherë do thoshim s’dimë kush është e keqja më e madhe Covid apo këta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura