Shkak lufta në Gaza, shtyhet vizita e Erdogan në SHBA dhe takimi me Joe Biden

Apr 26, 2024 | 17:11
SHPËRNDAJE

 

Vizita e Rexhep Tajip Erdogan në SHBA dhe takimi i mëpasshëm me Joe Biden sic duket është shtyrë.

Biden

Sipas informacioneve, gjatë negociatave mes Ankarasë dhe Uashingtonit, duket se nuk u gjet asnjë bazë e përbashkët për parakushtet e takimit dhe deklaratat e përbashkëta, si për shembull mbështetja për Hamasin.

Në këtë kuadër, amerikanët duket se nuk i kanë dhënë dritën jeshile takimit.

Vihet re se prej ditësh ka pasur presion të brendshëm në prapaskenë ndaj qeverisë amerikane për mundësinë e një takimi me Erdoganin për shkak të mbështetjes ndaj Hamasit, aq më tepër që Biden është në periudhën parazgjedhore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura