I akuzuar se vrau dhe dogji natën e Krishtlindjeve prostitutën shqiptare në Francë, kërkohet 20 vite burg për autorin 32-vjeçar

May 7, 2024 | 21:18
SHPËRNDAJE

Një 32-vjeçar është shpallur fajtor për vrasjen e prostitutës shqiptare, Brunilda Sadushi Kovaçi, e cila njihej me emrin Olivia, në Nice të Francës në vitin 2019.

1579009797_1578746419bruniuldakovaci
Brunilda Sadushi Kovaçi

Sipas mediave të huaja, Porkuroria ka kërkuar 20 vite burg për Roman Briy, i cili pasi e kishte paguar Olivian për seks në makinën e tij natën e Krishtlindjeve, e kishte mbytur atë.

Trupi i shqiptares u gjet i braktisur më 25 dhjetor 2019, pjesërisht i djegur, në parkun Valmasque në Mougins.

Autori mësohet se do t’i nënshtrohet pesë viteve mbikëqyrje gjyqësore dhe rrezikon edhe tre vjet burg nëse nuk zbaton detyrimet e tij shëndetësore.

32-vjeçari i njohur si djalë i qetë, shumë i afërt me vëllain dhe nënën e tij, përmendi marrjen e barnave anabolike të cilat sipas tij i kanë ndryshuar karakterin pak para tragjedisë.

Si ka ndodhur ngjarja

Shqiptarja Brunilda Sadushi, u vra natën e Krishtlindjeve në Mugins, në afërsi të Kanës, në Francë.

Brunilda, nënë e një djali të mitur u gjet gjysmë e zhveshur natën e Krishtlindjes në një park të qytetit dhe trupi i saj ishte pjesërisht i djegur, ndërsa autori ka rrëfyer para policisë dhe prokurorisë edhe krimin e bërë ndërsa ka thënë se në ato momente kishte ‘humbur mendjen’.

Gjatë një fjalimi për shtyp, prokurori i çështjes, Fabienne Atzori, konfirmoi se i dyshuari 28 vjeç, kishte pranuar se kishte mbytur gruan e re gjatë natës së 24-25 dhjetorit pas një mosmarrëveshje që kishte patur me të.

Sipas prokurorit, i riu nga Kana kishte paguar për të kryer marrëdhënie seksuale me shqiptaren të cilën më pas e mbyti dhe e transportoi në Mougins, rreth 9 kilometra larg, për ta zhveshur dhe për ta djegur pjesërisht.

“I riu pranoi se e kishte takuar viktimën në 24 dhjetor natën, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me të, pasi – për shkaqe që do të konfirmohen më vonë – humbi arsyen e tij, e kishte mbytur atë dhe pasi kishte bërë këtë veprim zgjodhi ta transportonte viktimën në një vend që ai e dinte që ishte i përshtatshëm që të zhdukte trupin ” tha prokurori.

I dyshuari, asokohe jetonte në mes Kanës dhe Le Cannet dhe punonte si shofer kamioni. Ai tregoi se e njihte viktimën si një klient i rastit. Ndërsa ishte në arrest policor ai madje përshkroi një marrëdhënie gati miqësore me viktimën.

Fabienne Atzori e ka përshkruar autorin si një djalë të ri me precedentë të mëparshëm penal por nuk zbuloi identitetin e tij. Ndërsa për shkaqet prokurori u shpreh se viktima kishte bërë diçka që më pas kishte sjellë edhe humbjen e logjikës tek i riu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura