VIDEO/ Lewis Hamilton bën supermodelen Kendall Jenner të shajë dhe ulërasë si e çmendur: Të urrej, jam e lumtur që mbaroi

May 7, 2024 | 20:50
SHPËRNDAJE

Lewis Hamilton është argëtuar para Çmimit të Madh të Majemit në Formula 1, duke bërë xhiro në pistë me një makinë sportive Mercedes-Benz AMG GT, teksa të ulur përkrah kishte modelen e njohur Kendall Jenner.

sdfsdfdsfdsfdsf

Kjo e fundit me sa duket nuk ishte mësuar me shpejtësinë dhe piloti britanik ka shfrytëzuar këtë xhiro për ta terrorizuar modelen e njohur.

Në videon e publikuar në rrjete sociale, shihet modelja e cila praktikisht i lutet pilotit të Formula 1 që të ndalonte.

“Të urrej! E kuptoj që je i mirë. Nuk më besohet që bën çdo ditë këtë gjë”, tha ajo ndër të tjera teksa Hemilton merrte kthesat me shpejtësi marramendëse, mes të sharave të Kendall.

“Jam e lumtur që mbaroi”, tha ajo në fund, duke u treguar të gjithëve se sa ishte tmerruar në momente të ndryshme të kësaj xhiroje.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura