VIDEO/ E djathta vrastare në hyrje të zonës, Muçi shënon gol me peshë në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës

May 7, 2024 | 21:14
SHPËRNDAJE

Ernest Muçi ka gjetur rrugën e rrjetës me fanellën e Beshiktashit, teksa arriti të zhbllokonte sfidën ndaj Ankaraguçu, të vlefshme për raundin gjysmëfinal të Kupës së Turqisë. 

 

GM_4pmNXQAEWLrb

Me një të djathtë vrastare në hyrje të zonës, talenti shqiptar, përshëndeti rrjetën në minutën e 70-të, duke çuar peshë tifozët vendas. Një gol me mjaft vlerë ky për Muçin, që pritet ti sjellë finalen e madhe skuadrës së Beshikashit.

Vlen të theksohet fakti se 23-vjeçari u transferua në merkaton e janarit te klubi turk, nga Legia e Varshavës, ku në 11 ndeshje të luajtura në kampionat, ka shënuar 3 gola.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura