Ndërhyrja e Ramës tek drejtuesit e televizionit Rai3/ Opozita kërkon mbledhje të Komisionit të Mediave, Spiropali: Plani i ahengut qenka i shtrirë përtej interpelancës me kryeministrin

Apr 26, 2024 | 17:42
SHPËRNDAJE

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me një kërkesë për mbledhjen e Komisionit të Mediave nga deputetja Ina Zhupa, drejtuar kryetares, Flutura Açka.

spiropali

Kërkesa lidhet me ndërhyrjen e kryeministrit, Edi Rama tek drejtori i televizionit të Rai3, pas publikimit të reportazhit në emisionin “Report”.

Spiropali shkruan se ahengu për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.

Në fund, ajo shprehet se ata mund të vazhdojnë vetëm ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe.

Postimi i Spiropalit:

Plani i ahengut për t’iu gëzuar sulmit mbi Shqipërinë në RAI3, pas mbështetjes së tij me municion nga rruga e humbur e Shpresës së të pashpresëve, qenka i shtrirë edhe përtej kërkesës për interpelancë urgjente me kryeministrin.

Zonja që ka qëndisur këtë çarçaf për komisionin e mediave, kërkon të na e vërë përpara në tabaka  Shqipërinë e përbaltur nga ai emision italian i gatuar në Tiranë, për të na kërkuar hesap për gënjeshtrat dhe shpifjet e palës që ajo përfaqëson. E ndaj këtë me ju për t’ua lënë juve ta gjykoni se deri ku shkojnë këta kolegë pa dhe me vulë për të damkosur Shqipërinë që të helmojnë shqiptarët në kërkim të rrugës së humbur të saj e të kolegëve të saj që e kanë pagëzuar me emrin Shpresa. Ndërkohë mund t’u them se mund ta vazhdojnë pa ne, ushqimin e Shpresës së tyre me këtë histori të shëmtuar pabesie ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, me të cilët janë deri në fyt të mbytur me borxhe.

439244875_990815025744265_2225086715420345214_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura