ZYRTARE/ “Përbindëshi u kthye”, Tiago Silva prezantohet te klubi ku u bë i famshëm

May 7, 2024 | 17:28
SHPËRNDAJE

Mbrojtësi brazilian Tiago Silva do të mbyllë karrierën e tij në klubin ku u bë i famshëm. Dhe tashmë transferimi i tij te Fluminense në Brazil është bërë zyrtar nga vetë palët.

tiago silva

Klub brazilian, me një postim në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka gjetur akordin me mbrojtësin 39-vjeçar, kontrata e të cilit me Çelsin mbyllet në verën e këtij viti.

“Përbindëshi u kthye”, shkruante klubi brazilian përkrah fotos së Tiago Silvas me fanellën e skuadrës.

Lojtari shkëlqeu në vitet e tij te Fluminense, në periudhën 2006-2009, teksa siguroi falë tyre transferimin te Milani duke u bërë më pas edhe një emër i njohur në arenën ndërkombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura