Incident i rëndë në Tiranë, makina hyn në Sheshin ‘Skënderbej’, thyen barrierat e shkon drejt qytetarëve

Apr 25, 2021 | 12:42
SHPËRNDAJE

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në Sheshin Skënderbej në Tiranë, ku një automjet i cili ishte i aksidentuar ka hyrë në Sheshin Skenderbej, në momentet kur aty ka pasur një numër të madh qytetarësh.

Drejtuesi i automjetit, i idenrifikuar si Arben Mema është neutralizuar menjëherë nga qyetarë të pranishëm, të cilët kanë përjetuar momente paniku për shkak të rrezikut të madh që iu kanos.

Panorama.al ka siguruar pamjet që tregojnë momentet e terrorit në Sheshin Skënderbej, në ditën kur Shqipëria po voton.

Mësohet se efektivët e forcave Shqiponja kanë shoqëruar në Komisariat autorin e dyshuar që ishte në drejtim të makinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura