Rritja e çmimeve të karburanteve, reagon sërish kryeministri Edi Rama: Lufta po i ngre zgupthi, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje

Mar 9, 2022 | 12:43
SHPËRNDAJE

Edi-Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish me anë të një statusi në rrjetet sociale për rritjen e çmimeve në vendin tonë.

Ai shprehet se lufta po i ngre “zgupthi” çmimet ndërsa qeveria ka vendosur mburojë financiare mbi faturën e energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël.

Rama u kërkon qytetarëve të pyesin dhe të shikojnë se çfarë bëhet në vendet fqinje për të kuptuar se nuk jetojmë në kohë normale.

Reagimi i Ramës

E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht:

QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILjARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo! 

LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura