Pasi i kërkoi të dorëhiqej, Meta bën hapin tjetër. Padit në SPAK ministren e Drejtësisë

Feb 24, 2020 | 12:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Republikës, Ilir Meta do të depozitojë sot ne SPAK, ministren e Drejtesise, Etilda Gjonaj.

Meta konferenca Etilda Gjonaj1

Zedhenesi i presidentin, permes nje njoftimi te postuar ne faqen e tij ne Facebook, shkruan se “Meta do te depozitoje personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale”.

Kujtojme se vetem pak dite me pare permes nje konference per mediat, presidenti i kerkoi ministres se Drejtesise te jepte doreheqjen, pasi sipas tij, ajo ka falsifikuar protokollin e shtetit.

Postimi i Tedi Blushit 

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të depozitojë sot personalisht në ora 13:00, në Prokurorinë e Posaçme SPAK, kallëzimin penal për Ministren në detyrë të Drejtësisë, Etilda Gjonaj dhe funksionarë të tjerë të lartë të përfshirë në veprimtari të rëndë kriminale, në funksion të grushtit të shtetit. #PërKushtetutën #PërShqipërinë #PërKombin ??

Çfare tha Meta per ministren Gjonaj

Në këtë tentativë për grusht shteti bazuar në provat që u bënë publike dje rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejte Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që kushtetuta ia jep Presidentit.

Sipas kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në Fletoren Zyrtare, por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.

Po mbushen 24 orë nga bërja publike e shkeljeve nga Ministria e Drejtësisë që përmes falsifikimeve ka konsumuar disa vepra penale. Për këto arsye dhe prova të tjera që po sigurohen brenda ditës së hënë do depozitoj kallëzimin penal për Etilda Gjonaj.

Ajo e ka humbur besimin e Presidenti dhe do mirëprisja brenda ditës së hënë dorëheqjen e saj dhe përballjen me ligjin si ish-ministre

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura