“Ka humbur besimin e Presidentit”- Meta kërkon dorëheqjen e ministres së Drejtësisë: Të përballet si…

Feb 21, 2020 | 14:50
SHPËRNDAJE

UPDATE- Kreu i shtetit, Ilir Meta ka kërkuar sot dorëheqjen e ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke e akuzuar këtë të fundit si të përfshirë në skenarin e “grushtit të shtetit”.

Meta konferenca Etilda Gjonaj

Meta në një konferencë për shtyp, tha sot se pret deri ditën e hënë që Etilda Gjonaj të japë dorëheqjen dhe se kjo e fundit nuk gëzon me besimin e Presidentit.

Për Metën, Gjonaj dhe vartësit e saj kanë ushtruar presion për të botuar në Fletoren Zyrtare, vendimet e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Sipas tij, ministrja e Drejtësisë, duhet të përballet me ligjin dhe padinë e Presidentit si një ish-ministre.

Në këtë tentativë për grusht shteti bazuar në provat që u bënë publike dje rezulton të jetë e përfshirë drejtpërdrejte Etilda Gjonaj dhe institucione në varësi të saj, duke përvetësuar një kompetencë që kushtetuta ia jep Presidentit.

Sipas kushtetutës vendimet e KED nuk botohen në Fletoren Zyrtare, por publikohen vetëm në faqen e internetit të Gjykatës së Lartë.

Po mbushen 24 orë nga bërja publike e shkeljeve nga Ministria e Drejtësisë që përmes falsifikimeve ka konsumuar disa vepra penale. Për këto arsye dhe prova të tjera që po sigurohen brenda ditës së hënë do depozitoj kallëzimin penal për Etilda Gjonaj.

Ajo e ka humbur besimin e Presidenti dhe do mirëprisja brenda ditës së hënë dorëheqjen e saj dhe përballjen me ligjin si ish-ministre”, tha Meta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura