Të shtëna me armë zjarri në Memaliaj, një person qëllon në ajër për të kërcënuar avokatin

Mar 29, 2024 | 8:39
SHPËRNDAJE

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mbrëmjen e djeshme (28 mars) në Memaliaj, ku siç raportohet shënjestra ka qenë një avokat.

policia

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë një konflikt për pronat, raporton News24.

Raportohet se vëllai i avokatit ka patur konflikte të vazhdueshme për pronësinë e një toke.

Po ashtu në makinë ndodhej edhe nipi i avokatit. Ndërkohë personi i cili ka qëlluar është vetëdorëzuar.

Për fat të mirë nga të shtënat me armë zjarri nuk ka persona te lenduar. Ndërkohë policia thotë se autori ka qelluar ne ajer per te kercenuar avokatin.

Njoftimi i policise: 

Mbrëmjen e djeshme, qëlloi me armë zjarri në ajër, për të kanosur 2 shtetas, kapet menjëherë pas ngjarjes dhe vihet në pranga 41-vjeçari.

Gjendet arma e zjarrit (pushkë), të cilën 41-vjeçari e fshehu në një zonë të pyllëzuar, dhe sekuestrohet bashkë me municion luftarak.

Menjëherë pas njoftimit të marrë më datë 28.03.2024, rreth orës 19:30, se në fshatin Qesarat, ishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj organizuan punën dhe shkuan në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit dhe arrestimin e autorit/ëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, shërbimet e Policisë kapën dhe vunë në pranga autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Memaliaj.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri (pushkë), në ajër, me qëllim kanosjen e shtetasve A. Z., 54 vjeç dhe E. Z., 34 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit, të dy banues më fshatin Anë Vjosë. Më pas, ai ka fshehur armën e zjarrit, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Qesarat.

Arma e zjarrit u gjet nga shërbimet e Policisë dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me disa fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura