Kuvendi, si ndahen 140 deputetët sipas partive

Jun 28, 2013 | 12:21
SHPËRNDAJE

Konfigurimi i Parlamentit të ri pas përfundimit të zgjedhjeve.

PS sjell 25 deputetë të rinj, PD 16 dhe LSI 12, PDIU 3, PKD 1 e PR 3.

Në pritje të certifikimit të rezultatit të 23 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgje-dhjeve dhe Kolegji Zgjedhor, Parlamenti i ri ka marrë tashmë formë me përcaktimin e 140 deputetëve.  Grupi më i madh parlamentar do të jetë ai i Partisë Socialiste, me 64 deputetë. Kjo forcë politike mori 66 mandate parlamentare në zgjedhje, por dy deputetë ishin të partive aleate. Grupi i dytë më i madh do të jetë ai i Partisë Demokratike, me 45 deputetë. Ky grup u zvogëlua me katër deputetë nga numri i përgjithshëm që mori PD-ja, për shkak se ata janë krerë të partive aleate. Në total me numrat e dalë nga zgjedhjet e ditës së diel, vetëm tri forca politike kanë numrin e mjaftueshëm për të formuar grup parlamentar. Sipas Rregullores së Kuvendit, një forcë politike duhet të ketë të paktën shtatë deputetë që të formojë një grup parlamentar dhe të përfaqësohet në Kryesinë e Kuvendit. Lëvizja Socialiste për Integrim do të ketë gjithashtu grupin e saj parlamentar me 17 deputetë, ku 16 deputetë dolën nga lista e LSI-së dhe një deputet, Spartak Braho, doli nga lista e Partisë Socialiste. Sa u përket forcave të koalicionit të majtë, Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut ka 2 deputetë dhe do të duhet që PS-ja t’i japë 5 deputetë që ajo të ketë grupin e saj parlamentar. Ndërsa Partia Kristian Demokrate e Mark Frrokut do ta ketë të vështirë të bëjë grup parlamentar për shkak se i duhen gjashtë deputetë. Në radhët e koalicionit të djathtë, Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka në Parlament 5 deputetë dhe do t’i mjaftojnë dy deputetë të Partisë Demokratike për të formuar grupin parlamentar. Sipas të gjitha gjasave, edhe Partia Republikane do të ketë grupin e saj parlamentar. Në zgjedhjet e 23 qershorit kjo forcë politike nxori katër deputetë, tre me siglën e saj dhe një me siglën e PD-së, dhe i mjaftojnë edhe tre deputetë për të formuar grupin parlamentar. Më pak gjasa që të kenë grup parlamentar kanë Nard Ndoka i PDK-së dhe Dashamir Shehi i LZHK-së, të cilët janë të vetmit që përfaqësojnë partitë e tyre.
Deputetët e rinj
Në Parlament do të hyjnë në fillim të muajit shtator 64 deputetë të rinj, të cilët nuk kanë qenë asnjëherë ligjvënës, ose kanë munguar në legjislaturën e kaluar. PS-ja ka 25 deputetë të rinj nga 64 që ka gjithsej, ndërsa në vend të dytë renditet Partia Demokratike, me 16 deputetë. Grupi parlamentar me më shumë deputetë të rinj është LSI-ja, me 13, ndërsa PR-ja dhe PDIU-ja, dy aleatë të PD-së, kanë nga tre deputetë. Në fund, katër parti, PBDNJ, PKDSH, PDK dhe LZHK, kanë nga një deputet të ri. 

E MAJTA: PS=64 DEPUTET, LSI=17 DEPUTET, PBDNJ=2 DEPUTET, PDKSH=1 DEPUTET
[jaccordion]PS+LSI+PBDNJ+PDKSH Aleanca për Shqipërinë Europiane, deputetet e majte[ultimatetables 32 /][/jaccordion]
E DJATHTA: PD=45 DEPUTET, PDIU=5 DEPUTET, PR=4 DEPUTET, LZHK=1 DEPUTET, PDK=1 DEPUTET
[jaccordion]PD+PDIU+PR+LZHK+PDK Aleanca per Punesim Mireqenie dhe Integrim, deputetet e djathte[ultimatetables 33 /][/jaccordion]

ADI SHKEMBI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura