“Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana”, Veliaj reagon pas aksionit te policise qe prangosi 8 persona per mijera bileta false

Aug 28, 2019 | 13:53
SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit që bëri të mundur goditjen e një rrjeti falsifikatorësh të biletave të transportit publik urban në Tiranë. Nëpërmjet një komenti në rrjetet sociale, Veliaj falenderon uniformat blu për këtë ndërhyrje dhe vënien para drejtësisë tashmë të përgjegjësve të këtij falsifikimi.

biletqa1

“Mirenjohje Policisë së Shtetit për ndërhyrjen energjike kundër abuzimit! Kush provohet fajtor, qërohet nga Tirana”, – shkruan Veliaj në reagimin e vet.

Aksioni i policisë u krye në kuadër të planit të masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, ndërsa Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe  Drejtorinë e Hetimit Tatimor, mundi të zbulojë një falsifikimin e biletave të urbanëve publik në Tiranë si dhe të vendosin në pranga 8 persona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura