Kush do ta drejtojë bashkinë e Himarës? Tensione në Këshillin Bashkiak, qytetarët futen brenda, ja çfarë kërkojnë

Mar 29, 2024 | 10:42
SHPËRNDAJE

Bashkia e Himarës është në një situatë të tensionuar, pas dorëheqjes dhe arrestimit të Jorgo Goros.

Në ambientet e Këshillit Bashkiak të Himarës u futën edhe qytetarët, të cilët kërkonin largimin e Blendi Klosit dhe Vangjel Tavos, prefekti i sapo zgjedhor i Vlorës.

Ndërkohë Këshilli Bashkiak i Himarës do të  vendosë me votë se cili prej dy nënkryetarëve, Pervin Gjikuria apo Blerina Bala do të drejtojë bashkinë Himarë deri në zgjedhjet e reja.

Përpos Jorgo Goros, në burg ndodhet edhe Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, i dënuar me 2 vite burg pasi u kap duke blerë votat para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Pas dorëheqjes së Jorgo Goros nga posti kryebashkiakut në detyrë të Himarës, vendi ka mbetur vakant dhe pa drejtues.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura