Kukës, dy të arrestuar për plagosjen e trefishtë

Jun 28, 2013 | 20:40
SHPËRNDAJE

Vendi ku ndodhi ngjarja

Policia e Kukësit njoftoi sot se ka arrestuar dy persona si të dyshuar për plagosjen e trefishtë të një nate më parë në këtë qytet. Policia e Qarkut Kukës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve te Renda Tirane kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasve, Vladimir Gjuta, 30 vjeç,  lindur ne Kukës e banues ne Tirane, me precedent penal dhe Baftiar Bruka, 22 vjeç,  lindur ne Kukës e banues ne Tirane, po ashtu me precedent të mëparshëm penal.

Tre persona i kanë shpëtuar për mrekulli një atentati, kur ndaj tyre është qëlluar me breshëri automatiku nga jashtë lokalit. Burime të policisë kanë bërë me dije se Ardian Trota, 46 vjeç,Besnik Axhami, 57 vjeç dhe Osman Trota 50 vjeç, kanë mbetur të plagosur nga plumbat e kallashnikovit.

Të tre këta personat, banues në Gostil të Kukësit kanë qenë duke pirë kafe në orën 23.15 në lokalin e Ardian Trotës. Sipas dëshmive të mbledhura nga grupi i hetimit, rezulton se ndaj këtyre shtetasve është hapur zjarr nga jashtë nga rruga nacionale e vjetër Kukës-Morinë, në anën e djathtë ku ndodhet karburanti por edhe një kafene e Trotës.

Sipas të dhënave, dy persona kanë qenë të hipur në një motor kanë hapur zjarr pa paralajmërim dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Nga breshëria e plumbave kanë mbetur të plagosur tre personat,Trota është plagosur në trup, Axhami në dorë dhe në bark,ndërsa Voka ka marrë plagë të lehta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura