“Kryefjala është Birra Korça”/ Kryebashkiaku Sotiraq Filo: Mundësi e mirë mes shijeve dhe argëtimit. Impakt në ekonomi, do të jenë 5 netë festive

Aug 18, 2021 | 22:19
SHPËRNDAJE

I pranishëm në festën e Birrës në Korçë ishte edhe kryetari i bashkisë, Sotiraq Filo, i cili në një intervistë për News24 tha se Birra Korça është kryefjala e këtyre ditëve.

sotiraq filo

Sipas tij, në të pesta netët e kësaj feste do të ketë muzikë dhe argëtim. Siç u shpreh Filo, një kombinim mes shijeve të birrave dhe argëtimit.

Sipas tij, përveç atmosferës festive, prania e shumtë e qytetarëve sjell edhe një impakt të madh në ekonominë lokale.

“Sot është dita e parë e edicionit të 15 të festës së Birrës. Kjo feste grumbullon me mijëra njerëz. Jam i kënaqur që pas një viti ndërprerje, ne po e rikthejmë këtë festë ne Korcë. Krijon një atmosferë, ka gjallëri dhe ka impakt në ekonominë lokale. Të gjitha lozaket, bujtinat dhe restorantet janë plot. Është mundësi e mirë për tu mbledhur dhe për të konsumuar atë që është kryefjala, Birra Korça. Unë e preferoj Birrën Korça, Birrë me një histori 90-vjecare,. Është produkt i mirë dhe shumë cilësor.

Festa është një mundësi e mirë dhe është një kombinim i shijeve dhe i argëtimit. Kemi një koncert të pasur në të pesta netët. Janë grupet dhe bandat më të mira të Shqipërisë. Për të kulmuar në natën ë fundit , ku i pranishëm është këngëtari Goran Bregovic.

Festa e Birrës në Korçë është festa më e madhe verore në Shqipëri. Është një festë që ka ardhur në rritje nga viti në vit”, tha Filo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura