Krishtlindjet/ “Qëllimi kryesor i festës është zbehur”- Dom Gjergj Meta: Harrohet misteri që gjendet pas kësaj ngjarjeje

Dec 25, 2023 | 22:03
SHPËRNDAJE

 I ftuar në “Open” në News24, Dem Gjergj Meta ka folur rreth festimeve të Krishtlindjeve dhe simbolikën e kësaj feste të veçantë për shumë besimtarë.

123

Ai theksoi se me kalimin e viteve, qëllimi i vërtetë e kësaj feste është fshehur, por nuk ka humbur.

Dom Gergj Meta tha se thelbi i saj për lutjen dhe reflektimin ka pësuar një harresë dhe është orientuar drejt konsumit dhe shkëmbimit të dhuratave.

Nuk do të thoja se qëllimi kryesor i Krishtlindjeve ka humbur, por mund të them se është fshehur. Kur ndalemi vetëm te shkëmbimi i dhuratave apo te pushimet, dhe gjithçka fokusohet aty, harrohet misteri që gjendet pas kësaj ngjarjeje.

Ka një lloj zbehje të thelbit të Krishtlindjes, edhe pse nuk shoh ndonjë gjë thelbësisht të keqe te përmasat e Krishtlindjes. Në këto festa një aspekt i bukur është ribashkimi i fëmijëve me prindërit e tyre duke krijuar afrimitet te njerëzit. Ngjallen ndjenja bamirësie te njerëzit. Por kur kjo kthehet në qëllim në vetvete, pa zbuluar aspektin e lutjes e reflektimit mund të themi se ka një maskim”, u shpreh ai mes të tjerash.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura