“Ishte tym dhe errësirë”/ Shkrimtari Rudi Erebara tregon momentin kur ‘Sarajet’ u përfshinë nga flakët: Unë hyra të fotografoja, hodhëm disa kova me ujë dhe…

Aug 18, 2021 | 22:54
SHPËRNDAJE

sarajet-erebaraShkrimtari Rudi Erebara ka rrëfyer si u shua zjarri që ra mbrëmjen e së hënës në monumentin kulturor të kategorisë së parë, i njohur si Sarajet e Toptanasve në Tiranë. I gjendur në ambientet e brendshme kur u shquan flakët në katin e dytë, ai tregon se ndjehej një nxehtësi e jashtëzakonshme.

“Unë hyra të fotografoj brenda dhe po i kërkonim policisë të vinte prokuroria. Ndodhi që kur isha brenda, ata që ishin jashtë bërtisnin “zjarr, zjarr”. Dhe unë nga brenda nuk e gjeja dot se ku ishte zjarri sepse ishte tym por edhe errësirë. Kur u ngjita sipër e pashë se zjarri ishte mes korridoreve, në mes të tavanit. Hodhëm disa kova uje dhe u kthyem e dolem ketu”, rrëfen Erebara, për News24.

Duke pranuar se një moment paten frike se zjarri i qëllimshëm do te përfshinte godinën duke i zënë ata brenda, Erebara, zbulon se një nga pronarët prej vitesh i bën roje godinës, pikërisht për të shmangur zjarret, por atë natë, ai nuk gjendej në Tiranë. Ai gjithsesi nuk ngurron me metaforat.

“Një nga pronarët Elvisi e ka mbrojtur fizikisht per vite me radhë shtëpinë. Kishte shpresë se shtëpia do bëhej qendër kulture, duke u kthyer në efiçente edhe për pronarët. Kishte disa kohë që madje ai flinte në një nga dhomat lart, dhe bënte pronarin dhe rojen. Madje, fuçinë e ujit që përdorëm për të shuar zjarrin, e kishte mbushur ai. Ky është zjarri që i kanë vënë më 1944 Shqipërisë sepse shqiptarët ndonjëherë e ndezin vetë zjarrin ”.

Erebara është autori i një sërë librash artistik dhe përkthimesh të emrave të mëdhenj të letërsisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura