“Ishte si një akt terrorist”/ Flet ‘heroi’ që neutralizoi shoferin, i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”

Apr 25, 2021 | 12:47
SHPËRNDAJE

Një djalë i ri, i quajtur Klodian Elqeni ka neutralizuar personin, i cili hyri me makinë në sheshin “Skënderbej”.

Per mediat, 22-vjeçari e përshkroi situatën si një akt terrorist.

Ai u shpreh se e pa të arsyeshme të ndërhynte me të dyja këmbët, duke ndaluar autorin.

“Po vinte drejt njerëzve. Unë ndërhyra. Kishte shumën qytetarë përreth. Unë sigurova jetën e qytetarëve. Hyri i aksidental brenda këtu.  Në momentin që unë hyra, u ndal personi. Ai u shokua kur i rashë në fytyrë nga xhami. Nuk kam informacion dhe nuk e njoh se kush është. Ishte si një akt terrorist.

Nuk e di cfarë po mendonte ai njeri, por mu duke e rrezikshme mënyra si po ecte mes njerëzve. Më pas unë e pashë të arsyeshme të ndërhyja. Jam marrë gjithë jetën me stërvitje dhe nuk e kisha problem ndërhyrjen”, tha 22-vjecari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura