Inceneratorët/ Ish-ministri Lefter Koka rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e GJKKO-së! Kërkon lirimin nga burgu

Mar 9, 2022 | 10:35
SHPËRNDAJE

Ish-Ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për vendimin e Apelit të GJKKO-së që e la në burg për përfshirjen në skandalin e inceneratorëve.

lefterkoka

Koka ka kërkuar heqjen e masës së sigurisë arrest me burg të vendosur më 2 janar të këtij viti. Ai ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me drejtësinë.

Ish-ministri u arrestua më 14 dhjetor 2021 për skandalin e inceneratorëve, ndërsa GJKKO caktoi në datën 16 dhjetor masën e sigurisë “arrest me burg” dhe aktualisht ai po mbahet në paraburgimin e 313.

SPAK akuzon Lefter Kokën për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion për incineratorin e Elbasanit.

Ndërkohë në kërkim janë dhe administratorët e firmave fituese të incineratorit, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

Lefter Koka ka shërbyer si ministër i Mjedisit në qeverinë “Rama” përgjatë viteve 2013-2017 dhe më pas ka qenë deputet deri në vitin 2021. Kujtojmë që Lefter Koka u rizgjodh deputet i qarkut të Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit, por hoqi dorë nga mandati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura