Hije skandali mbi “Big Brother Vip”! Pasi Ilnisa Agolli rrëfeu se kishte dalë nga shtëpia dhe ishte rikthyer, edhe Rike Roçi është takuar me familjarët jashtë kamerave?

Mar 30, 2024 | 10:00
SHPËRNDAJE

Shpesh në “Big Brother” ka pasur edhe dyshime se në fakt banorët kanë komunikim me familjarët e tyre jashtë shtëpisë. Mjafton të kujtojmë vetëm vitin e shkuar, ku Olta Gixhari, shpeshherë linte vente për aludime, se kishte kontakt me të afërmit e saj.

Rike-Roci

Videot në atë kohë ishim bërë mjaft virale, duke lënë vend për aludime. Por, duket se hija e skandalit i ka shoqëruar edhe këtë vit, ku banorët, ndonëse pa dashje, shpesh e lëshojnë gojën, duke zbuluar detaje që publiku nuk i di.

Para pak kohësh, një video virale qarkulloi në rrjet, ku Ilnisa i tregonte Meritonit që gjatë natës nuk kishte qenë në shtëpi. Videoja hodhi dyshime të forta mbi rregullat e BBV, ku banorët duhet të jenë të izoluar, pa pasur kontakt me askënd dhe asgjë jashtë mureve të shtëpisë. Por shpeshherë kanë qenë vetë banorët të cilët e kanë pranuar se komunikojnë me familjarët jashtë kamerave.

Teksa bisedon në tavolinë me partnerin e saj, Meriton Mjekiqi, gazetarja shprehet se “dje unë ika”, duke shtuar se është rikthyer në mëngjes nga dhoma e rrëfimit. Ndërsa moderatori i ka kërkuar që të mos flasë më duke i psherëtirë “shshshshsh”.

“Dje unë ika, kam ardhur në mëngjes nga dhoma e rrëfimit (qesh). Kam ardhur në mëngjes (qesh sërish)”, u shpreh ajo. Por teksa ka parë reagimin e Meritonit, ajo ka ndryshuar menjëherë fjalimin e saj. Ndërkohë, gazetarja nis të qeshë sërish dhe vendos kokën mbi duar në tavolinë. Por, duket se ky skenar është përsëritur përsëri dhe këtë herë ka pasur për protagoniste pikërisht Riken.

Në një bisedë të zhvilluar mes Rikes, Rozës dhe Julit pranë pishinës, Rikja iu ka treguar atyre se ka dashur të largohet nga shtëpia pas zënkës me Meritonin, por ka qenë mamaja dhe motra e saj që e kanë bindur të mos e bëjë. Ajo tregon se ky komunikim mes tyre ka ndodhur në dhomën e kuqe me ndihmën e produksionit, por nuk është transmetuar në kamera. Madje, Juli e ka pyetur nëse ka folur në telefon me ta dhe Rikja i përgjigjet “Jo, aty, me produksionin”.

rike roci

Kaq ka mjaftuar që video të bëhet virale dhe komentet të shpërthejnë se në fakt, konkurrentët kanë kontakte me familjarët e tyre, ndryshe nga sa thuhet. Nd ërkohë, të shpeshta janë edhe rastet, ku banorët nisin që të tregojnë diçka, por është ndërhyrja e produksionit ajo që i ndalon.

Në “Tik-Tok”, shpeshherë qarkullojnë video, ku banorët duket se nisin të tregojnë sesi janë porositur nga produksioni që mos të tregojnë rreth detajeve të ndryshme, por në momentin që e nisin rrëfimin, menjëherë dëgjohet edhe komunikimi “Kujdes mikrofonin”, çfarë edhe nënkupton se banorët duhet të ndalojnë me njëherë së thëni atë çfarë ishte duke u diskutuar.

Me gjitha ndërhyrjen e stafit, edhe këtë vit është bërë e pamundur që mos të ketë hije skandali, ku dyshohet se në fakt realisht disa prej banorëve kanë takime apo telefonata me familjarët e tyre, duke qenë kështu të favorizuar në momente të caktuara. Megjithatë, gjithnjë këto kanë mbetur në kuadër të thashethemeve, pasi vetë organizatorët kanë zgjedhur mos të reagojnë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura