Hapja e negociatave për MSA, Rama përshëndet Kosovën

Jun 28, 2013 | 16:50
SHPËRNDAJE

Rama gjatë një vizite ne Kosovë

TIRANE- Samiti i liderëve të Bashkimit Evropian, i cili u mbajt sot në Bruksel ka miratuar autorizimin për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim – Asocimit me Kosovën.

Kryeministri i ardhshëm i vendit, Edi Rama ka përshëndetur fillimin e negociatave nëpërmjet faqes së tij në Facebook.

“Pershendetjet me te perzemerta per Kosoven dhe urime vellazerore gjithe atyre qe punuan per kete arritje kaq te rendesishme ne rrugen e BE!”- shkruan Rama në faqene  tij në Facebook.

Më herët, presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy shpalli nëpërmjet rrjetit social Tëitter, se Bashkimi Evropian e ka miratuar vendimin për hapjen e bisedimeve me Serbinë për pranim në Bashkimin Evropian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura