Grabiti 4 milionë lekë në një banesë, arrestohet autori i dyshuar! Dyshohet se i riu me dy mbiemra ka… Si u kap në flagrancë (Emri)

Jul 16, 2023 | 11:42
SHPËRNDAJE

Një 31-vjeçar, i cili dyshohet se grabiti një shumë të konsiderueshme parash në një banesën në Sarandë, është arrestuar.

I riu Klevis Jasharin alias Muçajn raportohet se u kap në flagrancë nga uniformat blu duke grabitur një shumë prej 4 milion lekësh të vjetra, në valuta të ndryshme.

“Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura dhe automjetin që përdori K. J. (M.), 31 vjeç, banues në Fier, për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen”, raportojnë uniformat blu.

Gjithashtu u zbardh një vjedhje tjetër e kryer nga 31-vjeçari, në janar të këtij viti, në Sarandë, ku ky shtetas vodhi në një tjetër banesë, rreth 30 000 lekë të rinj dhe sende me vlerë.

NJOFTIMI I POLICISE

Vodhi një shumë të konsiderueshme parash (rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme) në një banesë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari.

Sekuestrohen shuma e parave të vjedhura dhe automjeti që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.

✅Zbardhet një tjetër vjedhje e kryer nga ky shtetas, në janar të këtij viti, në Sarandë, ku 31-vjeçari vodhi në një banesë, një shumë parash dhe sende me vlerë.

Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale, të kryera me qëllim parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të ndodhura më parë, si dhe të mbështetura nga inteligjenca policore, për një shtetas që kryente vjedhje në banesa të ndryshme në Sarandë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Flagranca”, si rezultat i të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi:

K. J. (M.), 31 vjeç, banues në Fier.

31-vjeçari u arrestua menjëherë pasi kishte vjedhur në një banesë, rreth 400 000 lekë të rinj, në valuta të ndryshme. Për këtë rast, Policia sekuestroi shumën e parave të vjedhura dhe automjetin që përdori 31-vjeçari për të shkuar drejt banesës ku kreu vjedhjen.

Gjithashtu, si rezultat i veprimeve hetimore, u zbardh dhe u dokumentua një vjedhje tjetër e kryer nga shtetasi K. J. (M.), në janar të këtij viti, në Sarandë, ku ky shtetas vodhi në një tjetër banesë, rreth 30 000 lekë të rinj dhe sende me vlerë.

Vijon puna në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen dhe dokumentimin e 2 vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura