Gazetari zbulon skenarin: Thaçi, Rama dhe Ahmeti po bëjnë plan për ndryshimin e kufijve në Ballkan

Feb 11, 2018 | 11:37
SHPËRNDAJE

Kryeredaktori i gazetes Express ne Kosove, Berat Buzhala, duke iu referuar deklarates se zëvendëskryeministrit te Austrisë qe ka propozuar një autonomi për Veriun e Kosovës, shkruan sot se “Hashim Thaçi, Edi Rama dhe Ali Ahmeti kanë biseduar për ndryshimin e kufijve në Ballkan”.

Reagimi i Buzhales eshte bere permes nje postimi ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook, duke theksuar se një skenar i tillë do të vlejë vetëm për ndryshimin e kufijve të Kosovës por jo edhe të vendeve tjera ballkanike.

Postimi i Buzhales

Presidenti Thaci, Kryeministri Rama dhe Kryetari i BDI’se Ali Ahmeti, kane biseduar ne Tirane per ndarjen e Kosoves, per vizatimin e kufijve ne Ballkan, e per idiotesi te tilla te ngjashme. Nje gje e tille, nje skenar i tille, nuk do te ndryshoje kufijte a as nje shteti, pervec kufijve te Kosoves. Me u koordinu me Edi Ramen per kufijte e Ballkanit, eshte sikur me u koordinu me mu per kufijte e Arqipelagut. Kurse, dihet boterisht, Hasha eshte ne kerkim te fatkeqesive kolektive, vetem dhe vetem me e zhvendose vemendjen nga nje e tija qe po i qendron mbi koke. Per Ali Ahmetin a ia vlene me diskutu seriozisht?
Si rrjedhoj do te kemi reagime te ketilla, sikur ky i zevendeskryeministrit te Austrise.

buzhala

Shkrimi per reagimin e zv.kancelarit austriak

Zëvendës-kancelari austriak propozon “të drejtën për vetëvendosje” për Veriun e Kosovës

Heinz-Christian Strache, zëvendës-kancelar i Austrisë, ka thënë se veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes.

Ndërsa, sipas tij, presioni ndaj Serbisë, vend që është garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon, për të njohur Kosovën, është rrugë e gabuar.

“Mendoj se njohja e Kosovës është çështje vetëm e Serbisë. T’i bësh presion vendit për këtë do të ishte rrugë e gabuar”, ka thënë Strache për të përditshmen serbe “Politika”, transmeton Koha.net, para shkuarjes në Beograd i cili të hënën do të takohet me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq.

Ai ka thënë se partia e tij, Partia e Lirisë (FPO), ka kritikuar ashpër njohjen e Kosovës nga Austria, por tha se ky është fakt që nuk mund të ndryshojë.

Sipas fjalëve të tij, veriu i Kosovës duhet të ketë të drejtën e vetëvendosjes ose të ketë autonomi.

“Por, fatkeqësisht, për këtë duhen bisedime të gjata e të komplikuara”, tha ai, transmeton Koha.net.

Ai po ashtu tha se shpreson që të arrihet kompromis në kuadër të dialogut në Bruksel.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura