Fredi Beleri dhe Jorgo Goro në burg/ Shtyhet mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve, ja kur do të zhvillohet

Mar 29, 2024 | 11:10
SHPËRNDAJE

Është shtyrë mbledhja për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Himarës pas tensioneve të krijuara në mbledhjen e Këshillit Bashkiak.


Përplasjet në sallë erdhën pasi mbështetës të Fredi Belerit kërkuan largimin e prefektit Vangjel Tavos.

Pas tensioneve të krijuara drejtuesi politik Blendi Klosi dhe prefekti i Qarkut të Vlorës u larguan. Gjithashtu “braktisën” sallën edhe këshilltarët.

Mbledhja është planifikuar të zhvillohet në orën 12:00 pa praninë e qytetarëve.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura