FRD njeh zgjedhjet, uron fituesit. Topi: Do jemi forcë aktive opozitare. Dorëheqja e Berishës, pozitive

Jun 28, 2013 | 11:22
SHPËRNDAJE

Bamir Topi

TIRANE- Kreu i FRD-se, Bamir Topi ka deklaruar njohjen e rezultatit te zgjedhjeve dhe ka vleresuar gjithe shqiptaret qe ushtruan te drejten e votes, e ne menyre te vecante ata qe besuan ne alternativen e FRD-se.

Ne nje deklarate per mediat, Topi deklaroi se FRD do te vazhdoje te jete nje opozite e vertete.

“FRD njeh rezultatin e zgjedhjeve dhe vlerësimin më të lartë për qytetarët që iu bashkuan përgjegjësisë kushtetuese për pjesëmarrje në votim, urojmë fituesit dhe inkurajojmë të mbajnë premtimet duke siguruar publikun se do jemi forcë aktive opozitare në jetësimin e alternativës së pushtetit”- tha Topi.

Sipas tij, vendi ka nevojë për mirëqeverisje, dhe per nje opozitë te re e serioze të angazhuar e të aftë të përfaqësojë alternativën konkurruese të pushtetit.

“Rezultati yne meriton nje analzie te thelle, proces te hapur renda nesh per te pare, hapat ku gabuam dhe per te marre vendimin me te mire per te ardhmen tone politike”- tha ai, duke falenderuar 30 mije shqiptaret qe “edhe në kushtet e polarizimit ekstrem vendosën të besojnë në vlerat e FRD”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura