Foto+Video/ Strehimi i afganëve në Shqipëri, zbrazen 6 godina tek konviktet e Qytetit Studenti! Studentët largohen me çanta në krah

Aug 17, 2021 | 15:49
SHPËRNDAJE

Autoritetet shqiptare kanë nisur punën për strehimin e shtetasve afganë pas largimit nga vendi i tyre.

Ashtu siç është bërë e ditur edhe një ditë më parë (16 gusht), vendi ynë ka vendosur në dispozicion disa baza ku do të strehohen afganët.

Një prej tyre janë dhe konviktet e Qytetit Studenti. Mësohet se deri më tani janë zbrazur dhe janë bërë gati 6 godina.

Siç mund të shihet edhe nga pamjet, godinat 2, 4, 7-8, 24-25, po boshatisen dhe po pastrohen.

Pak ditë më parë qeveria shqiptare pranoi strehimin e të paktën 2000 afganëve, gazetarë dhe diplomat pas largimit nga vendi i tyre.

Talebanët kanë pushtuar më shumë se 1/3 e territorit të Afganistanit ku ditën e djeshme “u rrëzua” kryeqyteti Kabuli.

Në Shqipëri pritet të mbërrijë grupi i parë i afganëve prej 250 personash. Ata do të strehohen në Durrës dhe Tiranë.

qytetistudenti-konvikt (1) qytetistudenti-konvikt (2) qytetistudenti-konvikt (3) qytetistudenti-konvikt (4) qytetistudenti-konvikt (5) qytetistudenti-konvikt (6) qytetistudenti-konvikt (7) qytetistudenti-konvikt (8) qytetistudenti-konvikt (9) qytetistudenti-konvikt (10) qytetistudenti-konvikt (11) qytetistudenti-konvikt (12) qytetistudenti-konvikt (13) qytetistudenti-konvikt (14) qytetistudenti-konvikt (15) qytetistudenti-konvikt (16) qytetistudenti-konvikt (17) qytetistudenti-konvikt (18) qytetistudenti-konvikt (19) qytetistudenti-konvikt (20) qytetistudenti-konvikt (21) qytetistudenti-konvikt (22) qytetistudenti-konvikt (23) qytetistudenti-konvikt (24) qytetistudenti-konvikt (25) qytetistudenti-konvikt (26) qytetistudenti-konvikt (27) qytetistudenti-konvikt (28)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura