FOTOT/ Protesta e studentëve para kryemistrisë dhe Ambasadës amerikane, çfarë pritet të ndodhë nesër

Jan 8, 2019 | 13:25
SHPËRNDAJE

Pas pushimeve të janarit, kthimi i studentëve në protestë është ndarë në dy kampe, ku disa kanë zgjedhur që të shkojnë dhe të zhvillojnë mësim në fakultete, e disa studentë të tjerë vijojnë të qëndrojnë para kryeminsitrisë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Ne protesten e zhvilluar diten e sotme, studentet fillimisht e kane nisur marshimin perballe Kryeministrise, ku kane qendruar jo shume gjate, e me pas jane drejtuar per tek ambasades se SHBA-se, ne Tirane. 

Vendimi erdhi, sipas tyre, pas heshtjes se Qeverise dhe Kryeministrit, i cili nuk po reagon per plotesimin e nente kerkesave qe i jane adresuar.

Ata duan sensibilimin e Ambasades se SHBA dhe mbeshtetjen e saj per kauzen e tyre. Kujtojme se edhe me heret, studentet protestues iu drejtuan me nje leter ambasades, por nuk moren pergjigje.

Pas qendrimit te tyre para ambasades per rreth 30 minuta, ata e kane mbyllur protesten ndersa kane njoftuar se do te dalin serish neser, ne oren 10:00.

Ata shprehen se pavarësisht se protesta është zvogëluar në numër, do vazhdojmë bojkotin e auditorëve deri në plotësimin e 9 kërkesave duke përfshirë edhe anulimin e ligjit të arsimit të lartë. Sipas studentëve edhe bojkoti i auditorëve nënkupton protestë edhe pse nuk dalin në shesh.

81d7cb53-b7ef-4016-95f3-3d50e91dc53b - Copy 687aa43b-b754-46b2-b930-bc1231aab1bd - Copy 13bcc988-bd7b-42c0-a758-4a86e708529b 6150e9ad-ae78-40fe-bf5b-c9909e76bac3 - Copy 6150e9ad-ae78-40fe-bf5b-c9909e76bac3 e86572ca-4ea9-4689-97ea-9b9ba15c8d81 d0aa2a59-9eb6-4ee5-8199-70e91c259158 d608ca28-0c11-472d-80c8-e68194c581ac da221f60-5fa6-4f78-8917-01cca89b0a28 (1) 740ce82c-6c93-4695-9075-0fe6bb6cb20f

***

Pas pushimeve të janarit, kthimi i studentëve në protestë është ndarë në dy kampe, ku disa kanë zgjedhur që të shkojnë dhe të zhvillojnë mësim në fakultete, e disa studentë të tjerë vijojnë të qëndrojnë para kryeminsitrisë duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa protesta po zhvillohet edhe në disa qytete si Korçë dhe Shkodër.

Siç shihet edhe në këto foto të shkrepura nga LSA, ditën e sotme shihet prezenca e forcave të policisë në thuajse të gjitha hyrjet e jashtme të fakulteteve në kryeqytet.

protesta4 protesta5 protesta6 protesta9 fakultet fakultet1 protesta8 protesta7 protesta2 protesta3 protesta protesta1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura