FOTOLAJM/ Rruga para ambasadës ruse në Tiranë merr emrin “Ukraina e Lirë”

Mar 9, 2022 | 11:59
SHPËRNDAJE

WhatsApp Image 2022-03-09 at 11.47.14 AM

Nga sot Tirana ka në listën e emrave të rrugëve të saj edhe një rrugë me emrin “Ukraina e lirë”. Tabela e re është vendosur pikërisht në rrugën para ambasadës ruse.

Vendimi për emrin e rrugës u mor pak ditë më parë në një mbledhje të posaçme të këshillit Bashkiak në Tiranë ku kryetari i Bashkisë Erion Veliaj deklaroi se 1300 familje kanë shprehur gatishmërinë për të mirëpritur refugjatë ukrainas.

Një ditë më parë në këtë rrugë u vendosën edhe flamujt e Ukrainës pikërisht pas miratimit në Kuvend të rezolutës që mbështet Ukrainën.

WhatsApp Image 2022-03-09 at 11.47.52 AM WhatsApp Image 2022-03-09 at 11.47.15 AM WhatsApp Image 2022-03-09 at 11.47.14 AM

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura