VIDEOLAJM/ Ky është personi që shkaktoi terror në Sheshin ‘Skënderbej’, duke tmerruar qytetarët (EMRI)

Apr 25, 2021 | 12:54
SHPËRNDAJE

Personi që shikoni është i riu i identifikuar si Arben Mema, që drejtonte makinën me të cilën u fut në Sheshin Skënderbej mes turmës së qytetarëve, duke shkaktuar një terror dhe panik.

Drejtuesi i automjetit është neutralizuar nga qytetarë të pranishëm. Një djal i ri kërceu mbi xhamin e parë të makinës dhe e goditi drejtuesin e makinës, Arben Memën, i cili rrezikoi jetën e qytetareve të tjerë të pranishmë në Sheshin Skenderbej.

Autori i kesaj ngjarje tha disa fjalë pasi u vendos në pranga nga Policia. Autori Arben Mema tha se: “nuk mora vesh gjë fare. I futa një cigare!”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura