Fletëpalosje derë më derë. Studentët ftojnë qytetarët e Tiranës t’i bashkohen protestës nesër

Jan 6, 2019 | 22:47
SHPËRNDAJE

Studentët e universiteteve publike në Tiranë, kanë lajmëruar se nesër do vijojnë protestën e tyre deri në plotësimin e 8 pikave nga Qeveria.

49499988_604117280033344_7872435188234452992_n

Prej disa ditësh në rrjetet sociale ata kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve që t’i mbështesin në kauzën e tyre, pasi sipas tyre ata nuk protestojnë vetëm për veten por për të gjithë qytetarët.

Sot ata kanë shpërndare dhe fletëpalosje dhe kanë dorëzuar ftesën në qindra shtëpi në Tiranë. Fotot e siguruara nga Panorama tregojnë që studentët janë shpërndarë në lagje të ndryshme dhe unë kanë dorëzuar ftesën qytetarëve të tjerë.

49323254_379630732788028_8323101669902516224_n c1cebedd-f6db-4978-93f2-103f3aa62196

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura