Festa e Birrës, dy koncerte ‘ndezin’ atmosferën sot në Korçë. Ja këngëtarët që performojnë tek Pazari i vjetër

Aug 18, 2021 | 15:04
SHPËRNDAJE

Dy koncerte janë planifikuar të ndezin atmosferën në qytetin e Korçës, ku ngre siparin Festa e Birrës, që ka marrë emrin nga qyteti dhe nga “Birra Korça”.

pjimage - 2021-08-18T145807.124

Në koncertin e parë që do të zhvillohet në Terminalin e ri të qytetit Jug-Lindor, do të jetë këngëtari i madh grek, Lefteris Pantazis që do të hapë festën.

Ndërsa një tjetër koncert është planifikuar në zonën e Pazarit të vjetër të qytetit, ku do të përformojnë emra të njohur.

Në këtë koncert do të këndojnë Laxarela, Rubin Kaso& Band dhe Yrmela DJ.

Kjo do të jetë nata e parë hapëse, ndërsa ditët e tjera do të ketë sërish surpriza të tjera dhe koncerte me shumë të ftuar.

Nga këngëtarët që do të performojnë në netët magjike të festës së “Birrës” do të jenë dhe Aleksandër Gjoka e Elton Deda, ndërsa nata përmbyllëse do të jetë të dielën e 22 gushtit.

prograi2

PROGRAMI I FESTËS 

18 Gusht
Alt’n Beats & Banda, Vikena Kamenica, Devis
Xherahu, Lefteris Pantazis

19 Gusht
Eclesio Ramos de Souza & Band, Kamela Islamaj &
Keli Band, Tre muskëtjerët Aleksandër Gjoka, Elton
Deda dhe Redon Makashi

20 Gusht
Track N’Train, Love Itoya, Orgesa Zaimi, Landi
Kademi & Simpatico Band

21 Gusht
Mixed Up Everything, Edri dhe Stefi Prifti, Shemi Ilirët

22 Gusht
Hot Culb Tirana, Kori Lira, Goran Bregoviç, Wedding
and Funeral Band

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura