Zgjedhjet, Engel: Shqiptarët kanë arsye të jenë krenarë. I dhanë mesazh BE se janë gati për status

Jun 28, 2013 | 10:06
SHPËRNDAJE

Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme “Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim” dhe i “ka dhene mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të kandidatit”. 

Ai i ka uruar Edi Ramës dhe koalicionit socialist në fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punoj me qeverinë e ardhshme.

“Liderët politikë të Shqipërisë dhe populli, kabineti i ardhshëm i ministrave dhe anëtarët opozitarë nga i gjithë spektri politik, duhet ta dinë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara qëndron krah për krah me Shqipërinë”.

Engel, që është bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare, thotë se shqiptarët mund të llogarisin në mbështetjen e tij në rrugën e tyre historike, pasi pak vende në botë kanë lëvizur aq shpejt si Shqipëria nga “jodinjiteti i sistemit totalitar në dinjitetin dhe premtimet e dekokracisë së pjekur”.

Kongresisti Engel gjithashtu falënderoi kryeministrin Sali Berisha për shërbimin e tij ndaj vendit. “Shqipëria ka bërë hapa të mëdha përpara gjatë qëndrimit të tij në këtë post, duke përfshirë edhe anëtarësimin në NATO, dhe unë i uroj atij gjithë të mirat mirë për të ardhmen”, theksoi Eliot Engel, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin amerikan.

Në fund të deklaratës së tij, ai thekson se të gjithë shqiptarët kanë arsye të shumta sot për të qenë krenarë. (B.Sina/INA)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura